Креирање и успешното имплементирање на надворешната регионална и меѓународна билатерална и мултилатерална политика, ЕУ и НАТО интеграциите

Shtetësisë së Maqedonisë oligarkut ukrainas Oleksandar Onishçenko

Këshilli i ambasadorëve është befasuar dhe brengosur se disa veprime të papranueshme të manifestimit të nepotizmit, ndikimit partiak, korrupsionit dhe pakujdesisë, siç këto ditë lajmërojnë mediumet duke transmetuar reagimet e përfaqsive diplomatike të akredituara në vend, vijnë nga institucione të rëndësishme dhe organe të administratës shtetërore, veçanërisht nga M-NAV, Këshilli i prokuroëve dhe në veçanti nga ASK-Agjensioni për siguri kombëtare. Këshilli në veçanti është i brengosur nga informatat më të reja të lëshimeve të mëdha që disa institucione të Qeverisë i kanë bërë në lidhje me dhënien e shtetësisë së Maqedonisë oligarkut ukrainas Oleksandar Onishçenko, shtetas i Ukrainës i cili gjindet në listën e zezë të partnerit tonë strategjik SHBA dhe për të cilin është shpallur fletëarrest ndërkombëtar nga Ukraina (vend ky që e ka përkrahjen tonë në armatim dhe ndihma tjera, në rrugën drejt çlirimit të saj për kriminalitet, abuzime finansiare dhe veprime tjera kundërligjore.

Ky lloj i pakujdesisë dhe shqyrtimit sipërfaqsor të kërkesës për shtetësi të Onishçenkos është në kundërshtim me kriteriumet dhe standardet e NATO-s dhe BE-së. Brengosja jonë bazohet në faktin se bëhet fjalë për veprime të dyshimta dhe të papranueshme të institucioneve shtetërore të cilat e ulin autoritetin e shtetit në planin ndërkombëtar dhe e cënojnë besimin te partnerët tanë strategjik SHBA dhe BE të cilët me decenie investojnë në forcimin e institucioneve shtetërore në luftën kundër korrupssionit, krimit të organizuar, nepotizmit dhe partizimit. Sa i përket oligarkut ukrainas Onishçenko Këshilli i ambasadorëve i përkrah qëndrimet e presidentit Pendarovski dhe kryeministrit Kovaçevski që institucionet shtetërore të marrin masa në zbardhjen e këtyre veprimeve të papranueshme dhe kryesit e këtyre veprave të papranueshme të përballen jo vetëm ma përgjegjësi morale por edhe me ate ligjore(poqese ka gjë të tillë) sepse ata e ulin autoritetin e shtetit dhe i dëmtojnë proceset eurointegrative.

Скопје, 21.11.2022  

Извршен Одборв на СА

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy