Dje në Tiranë, një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve , kryesuarnga Muhamed Halili, kryetar , Nano Ruzhin dhe Azis Pollozhani anëtar të Këshillit ekzekutiv u pritën nga presidenti Besnik Mustafaj, dhe Bordi udhëheqës iKëshillit të Ambasadorëve shqiptarë
Në takim u diskutua korniza e bashkëpunimi të ardhshëm midis dy Këshillave si the nisja e bashkëpunimit me shoqata të ngjajshme joqeveritare në regjion, Evropë dhe më gjërë.
Si fillim i bashkëpunimit do të jenë aktivitetet e përbashkëta rreth realizimit të vizitës së regjionit (Shqipëri-Maqedoni-Kosovë) që Këshilli i ambasadorëve amerikanë do ta bëjë në prill të vitit 2023
Gjatë takimt u nënshkrua një memorandum për bashkëpunim midis dy Këshillave që ka të bëjë me aktivitete të përbashkëta dhe projekte për çështje regjionale, BE integrime , mbrojtje e siguri, demokraci dhe drejta të njeriut Aktivitetet e përbashkëta do ti reflektojnë parimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore, vlerave evropiane dhe mundësive të barabarta.
Të dy Këshillat do të organizojnë projekte të përbashkëta dhe konferenca që do të realizohen në frymën e vullnetit të mirë të shprehur në Memorandum
Shkup, më 16.09.2022 Këshilli Ekzekutiv i KA