Ambasaorëve e shprehë brengosjen e tij për radikalizimin e situatës politike në shoqërinë multietnike ku ekziston mundësi e lartë e prishjes së kohezionit multietnik në vend.
Duke e ndjekur me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve të lidhura për debatin publik për propozimin francez për integrimin e Republikës së Maqedpnisë së Veriut në BE pas eliminimit të vetos bullgare si dhe protestat e qytetarëve në lidhje me këtë problematikë Këshilli i Ambasaorëve e shprehë brengosjen e tij për radikalizimin e situatës politike në shoqërinë multietnike ku ekziston mundësi e lartë e prishjes së kohezionit multietnik në vend.
Duke e pranuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve që nëpërmjet protestave ti shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë të qetë dhe dinjitoze Këshilli i Ambasadorëve e dënon çdo tentativë ose formë të sjelljes vandalistike të personave ose grupeve të organizuara të demonstrantëve siç patëm rastin ti shohim ditët që shkuan gjatë organizimit të protestave paqësore.
Fitohet përshtypja se parti të caktuara politike i keqpërdorin emocionet e qytetarëve për qëllime të tyre vetanake madje edhe me çmimin e prishjes së bashkëjeteës multietnike. Këshilli i Ambasadorëve nuk do ti stigmatizojë politikanët ose intelektualët dhe aq më pak qytetarët të cilët protestojnë ose i përkrahin këto manifestime por është kundër veprimeve agresive dhe joracionale fizike të cilat synojnë ta destabilizojnë vendin ose nëpërmjet të dhunës ta pengojnë integrimin e vendit në BE.
Këshilli gjithashtu është edhe kundër lansimit të çdo lloi të lajmeve të rreme me qëllim të manipulimit të mendimit publik, nxitjen e lskenare të ndryshme me proviniencë të huaj duke mbështetur fortë orientimin tonë pro atlantik dhe pro evropian.
Këshilli apelon që qytetarët të jenë të qetë dhe të gatshëm për dialog të hapur dhe këmbim të argumentuar të mendimeve dhe të njejtëne kërkon nga diskuuesit nga ana e partive politike gjatë
debateve të tyre në parlament si dhe me përfaqsuesit e Qeverië.
Shkup, më, 7.07.2022 Këshilli Ekzekutiv i KA