Креирање и успешното имплементирање на надворешната регионална и меѓународна билатерална и мултилатерална политика, ЕУ и НАТО интеграциите

Qëndrimi I këshillit të Ambasadorëve për politikën e jashtme të Maqedonsë 

Duke e analizuar gjendjen në politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Këshilli i Ambasadorëve konstaton se që nga pavarësimi i vendit deri në ditët e sodit vendi është përballur me bllokada të ndryshme dhe kushtëzime në rrugëtimin e saj dhe integrimet euro-atlantike. Duke e marrur parasyshë konstatimin e sipërshënuar Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se është koha e fundit q[ partitë politike të qeverisjes dhe opozita të në basgkëpunim të ngushtë merren vesht për sa vijon:

  1. Bashkërisht ta sendërtojnë dhe zbatojnë politikëne e jashte të
    përbashkët;
  2. Procesi i negociatave, aprovimit dhe nënshkrimit të marrëveshtjeve të
    ndryshme bilaterale të jetë transparent dhe me konsenzus të gjërë dhe të
    përbashkët;
  3. Të bëhet departizimi dhe depolitizimi i shërbimit diplomatik të
    profesionalizuar sipas standardeve të BE-së;
    Sa i përket politikës kadrovike në shërbimin diplomatik Këshilli i Ambasadorëve
    edhe njëherë e përsëris qëndrimin e tij se, për fat të keq, vazhdojnë tendencat
    dhe praktikat e trashëguara për partizimin dhe politizimin e shërbimit
    diplomatik në vend që i njejti të ëprofesionalizohet sipas standardeve të BE-së,
    familjes në të cilën Maqedonia synon të anëtarsohet.
    Këshilli i Ambasadorëve konsideron se një qasje e tillë seriozisht e ul autoritetin e
    diplomacisë së Maqedonislë dhe autoritetin e shtetit në përgjithësi.
    Këshilli i Ambasadorëve e mbështet analizën komparative të praktikimit të
    tashëm të gabuar dhe negativ të përcaktimeve të Ligjit për punë të jashtme në
    zgjedhjen dhe emrimin e diplomatëve dhe konsideron se një qasje e këtillë i
    demotivon dhe e degradon punën e diplomatëve profesional.
    Këshilli është i vetëdijshëm se MPJ nuk disponon me numër të konsiderueshëm
    të kuadrove të rangut të lartë dhe me përvojë të jashtme dhe ndërkombëtare
    në përfaqsimin e vendit në vendet e rëndësisë së parë për shtetin dhe
    konsideron se përzgjedhja e ambasadorëve të ardhëshëm duhet të zgjërohet
    në rrethe më të gjëra siç janë ambasadorët e mëparshëm, nga rrethet e
    intelektualëve të shquar, profesorë dhe gazetarë,ish minstra të jashtëm dhe ish
    deputetë të cilët janë afirmuar në përfaqsimin e vendit jashta shtetit.


    Këshilli Ekzekutiv i KA

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy