Креирање и успешното имплементирање на надворешната регионална и меѓународна билатерална и мултилатерална политика, ЕУ и НАТО интеграциите

Programi

PROGRAMI

PËR PUNËN E SHOQATËS PËR POLITIKË TË JASHTME DHE NDËRKOMBËTARE TË KËSHILLIT TË
AMBASADORËVE

MISIONI YNË
“Këshilli i Ambasadorëve është shoqatë e pavarur, jofitimprurëse e ambasadrëve
dhe ish ministrave të jashtëm e themeluar me qëllim të ndihmojë në krijimin dhe
implementimin e suskesshëm të politikës së jashtme në aspektin regjional, bilateral,
multilateral, ndërkombëtar si dhe në aspektin e integrimeve në BE dhe NATO
nëpërmjet përkrahjes dhe sfidave të institucioneve të cilat e krijojnë politikën e
jashtme në mënyrë që të sjellin vendime të drejta dhe cilësore bazuar në analiza
gjithëpërfshirëse dhe cilësore.
Parimet tona të veprimit janë pavarësia, profesionalizmi, transparena dhe objektiviteti.
Këshilli është shoqatë e pavarur dhe jashtëpartiake dhe qëndrimet tona, sygjerimet dhe
analizat të cilat fokusohen në krijimin e politikës së jashtme nuk kanë përkatësi partiake por
vlerë shtetëformuese me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të institucioneve të cilat e
krijojnë dhe zbatojnë politikën e jashtme duke i përparuar marrëdhëniet bilaterale politike,
ekonomike e kulurore me vendet tjera; përforcimin e rrjetit tonë diplomatik dhe funkcionimin e
sukseshëm të përfaqsuesve tanë diplomatik në organizatat multilaterale dhe konferencat
ndërkombëtare.
Këshilli nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet përkatëse dhe në përputhje me legjislativën
vendore dhe konventat përkatëse ndërkombëtare do t;i përfaqsojë dhe mbroj interesat e
ambasadorëve dhe diplomatëve në përgjithësi.
Gjatë veprimtarisë sonë Këshilli do të bashkëpunojë me institucionet shtetërore.të
cilat janë përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e politikës së jashtme, me organizatat
joqevertare dhe me shoqatat simotra evropiane dhe ndërkombëtare.
Shoqata “Këshilli i Ambasadorëeve” qëllimet e saja do t’i realiyojë nëpërmjet të:
-formulimit të qëndrimeve të argumentuara politike për ngjarjet e ndryshme politike në regjion
dhe më gjërë nëpërmjet të debateve informuese, analizave të pavarura dhe ideve të reja për
politikën:
-organizimin e debateve publike për temat aktuale politike të cilat janë të rëndësishme për
marrëdhëniet me regjionin dhe botën;
-organiyimin e debateve publike në vend me pjesmarrjen e diplomatëve të vendit dhe
diplomstëve të hujaj të akredituar në vend për tema aktuale politike ,ekonomike dhe të
sigurisë me propozim të drejtimeve për veprim.:
-dërgimin të mendimeve dhe sygjerimeve për mënyrën dhe drejtimet e mundëshme të
veprimiti si dhe analiza politike që i imponon koha dhe ngjarjet në politikën regjionale dhe
botërore nstitucioneve që merren me krijim dhe zbatimin e politikës së jashtme:
-organizimin e tribunave publike me pjesmarrje të njohësve të çështjeve politike nga ana e
njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare nga vendi dhe jashtë:
-organizimin e seminareve dhe punëtorive nga lëmia e diplomacisë dhe marrëdhënieve
ndërkombëtare:
-organizimin e ligjëratave dhe edukimin e të rinjëve nga lëmia e diplomacisë dhe
marrëdhënieve ndërkombëtare:
-publikimi i qëndrimeve opinionit publik për ngjarje të ndryshme politike:
-pjesmarrja në tv dhe debate tjera në lidhje me tematikën e politikës së jashtme dhe asaj
ndërkombëtare:
-mbajtja e dialogut me përfaqsitë diplomatike në vend:
-botimi i buletineve vjetore.
Këshilli i Ambasadorëve e inkurajon mendimin e lirë dhe anëtarëve u mundëson të diskutojnë
në cilësinë vetanake, të shprehin dhe publikojnë qëndrimet personale të cilat mund të mos
jenë qëndrime zyrtare të Këshillit.
Shkup, më 8 prill 2019

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy