Këshilli i ambasadorëve konsideron se ky akt paraqet thyerjen e të drejtës ndërkombëtare dhe është kërcënim i drejtpërdrejtë për paqën në botë
Shoqata për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve” e dënon aktin e aneksimit të paligjshëm të regjionave ukrainase Donjeck, Lugansk, Zaporozhje dhe Herson nga ana e Rusisë dhe kërkonë që ajo t’i tërhjek ushtarët e saj nga territoret e okupuara.
Këshilli i ambasadorëve gjithashtu i dënon kërcënimet e Vladimir Putin në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore dhe konsideron se bashkësia ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara nuk reagojnë në nivel të duhur ndaj këtyre kërcënimeve të cilat poqese realizohen do të mund ta zhdukin pjesë të mëdha të civilizimit botëror.